Horoskopi 13 shkurt 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

DASHI

Hëna është e favorshme dhe sa më shumë t’i afrohemi marsit aq më mirë do të jetë në dashuri. Në punë do të ishte më mirë të bënit një pushim, për të reflektuar. Nëse ka gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq, mos i bëni ato.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 13 shkurt 2023), nëse jeni në dyshim mes dy personave, në mars do t’ju duhet të bëni një zgjedhje. Në punë mundohuni të shmangni problemet me kolegët dhe së shpejti do të arrini të bëni kthesën e duhur.

BINJAKËT

Mërkuri është në anën tuaj ndaj favorizohen njohjet e reja. Në punë ka shumë gjëra për të bërë dhe përpiquni të jeni të kujdesshëm me paratë. Kohët e fundit keni shpenzuar përtej mundësive tuaja dhe po paguani pasojat.

GAFORRJA

Horoskopi ju fton në dashuri për të sqaruar një keqkuptim. Në punë ndiheni në një moment ngërçi dhe keni të bëni me kolegë disi fals dhe jo të besueshëm. Por mos u dorëzoni, së shpejti do të shëroheni.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 13 shkurt 2023), Afërdita është në një pozicion neutral, por Mërkuri po fillon një tranzit të kundërt, prandaj kushtojini vëmendje fjalëve në dashuri. Lajme të reja në punë për ata që kanë qëndruar në vend prej pak kohësh.

VIRGJËRESHA

Në dashuri, nëse ka gjëra për të zgjidhur, prisni të paktën gjysmën e muajit. Në punë, prisni të enjten për të kërkuar diçka më shumë. Mund të jetë koha për të kërkuar një rritje rroge ose të paktën disa para shtesë, ju e meritoni atë.

PESHORJA

Në dashuri do të ishte më mirë të mos gërmoni të shkuarën, sepse do të ishte e kotë. Në punë po vjen momenti për të bërë zgjedhje të rëndësishme por i kushtoni vëmendje marrëdhënieve me Gaforren dhe Dashin.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 13 shkurt 2023), Mërkuri ju keqtrajton, ndaj bëni shumë kujdes në dashuri, veçanërisht nëse keni të bëni me dikë nga Ujori dhe Luani. Në punë do ishte më mirë të mos i jepni peshë provokimeve.

SHIGJETARI

Hëna ndriçon qiellin tuaj duke ju dhënë emocione të bukura. Në punë i jepni hapësirë ​​kreativitetit dhe ndoshta është momenti i duhur për të marrë një vendim për të ardhmen

BRICJAPI

Dashuria është e mirë, me yjet që i keni në krah: nëse ka ende diskutime të hapura, më mirë bëjeni nga data 17, kur fati do të jetë me ju. Në punë vijnë detyra të reja: përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi, në funksion të së ardhmes!

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 13 shkurt 2023), ka diçka që nuk shkon në dashuri, prandaj përpiquni të ruani qetësinë deri të mërkurën. Në punë duhet të luftoni kundër atyre që ‘duan t’ju shohin keq’.

PESHQIT

Disa debate apo probleme dashurie mund të zgjidhen këto ditë. Në punë, mund të rikuperoni një rol që keni humbur vitin e kaluar, por përpiquni të organizoni gjithçka nga e para! Do të dini si të nxirrni më të mirën nga situatat që ju dalin përpara. Çdo gjë do të rregullohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *