Shpërthimi me tritol në Sarandë, reagon policia: Bashkëpronarët në gjyq për pronësinë

Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në Sarandë që rrafshoi hoteli “Bizantin’.

Në njoftim, policia bën me dije se është shembur një hotel dy katësh si dhe janë dëmtuar banesa e godina përreth tij. Mësohet, se dy bashkëpronarët e këtij hoteli janë në proces gjyqësor dhe kjo është një nga pistat ku po hetohet për shpërthimin.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *