Personi që po shikoni në foto është Spiro Çabiri, një nga bashkëpronarët e hotelit ‘Bizanti’ që u rrafshua mëngjesin e sotëm si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me tritol.
Çabiri është në proçes gjyqësor me ortakun tjetër për pronësinë e këtij hoteli.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Mendohet se janë përdorur disa kilogramë tritol pasi shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.