E rëndë/ Gjendet i djegur punonjësi i Portit të Durrësit, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një punonjësi i pastrimit të Portit në këtë qytet është gjetur i djegur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se 50 vjeçari ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit. Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë të Portit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 50 vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *