Turizmi në Shqipëri, jehonë në mediat e huaja: Një thesar në Gadishullin Ballkanik

Një media angleze ka renditur disa nga destinacionet më të bukura ku mund të kalohen pushimet verore. E para në listë qëndron Shqipëria.

Shqipëria

Me vijat bregdetare të detit Adriatik dhe Jon, Shqipëria është një thesar në Gadishullin Ballkanik të Evropës Jug-Lindore. Eksploroni vendet arkeologjike dhe kështjellat antike, shëtisni në Alpet Shqiptare dhe kaloni kohë në kryeqytetin e Tiranës. Në këtë të fundit, shkoni në Sheshin Skënderbej, udhëtoni me teleferikun më të gjatë në rajon dhe dilni nëpër kodra për të parë natyrën në Parkun Kombëtar të Malit Dajti, pikërisht në periferi të qytetit.

Bosnja-Hercegovina

Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja, cilësohet si një vend ku aplikohet turizmi malor. Ky vend sipas tyre përmban ndërtesa antike, me arkitekturë osmane, bujtina të vjetra, por edhe akomodime me kosto të ulët dhe cilësore.

Qipro

Ky ishull është ideal për të kaluar pushimet. Përmban shumë hapësira argëtimi dhe veç plazhit të mrekullueshëm, ka mjaft vende të tjera që ia vlen të vizitohen.

Greqia

Ndër të tjerat që vizitojmë në këtë vend është Athina e Lashtë, e cila përmban mjaft histori. Të mos flasim më pas për ushqimin e mirë, me prodhime të freskëta deti, e djathëra vendase e vaj ulliri të virgjër. Me aq shumë ishuj dhe qytete, gjeni lehtësisht llojin e pushimeve që ëndërroni.

Artikulli vijon me disa vende të tjera që ia vlen të vizitohen, ku përmenden, Spanja, SHBA, Mali i Zi, Malta, Jordania, Kroacia dhe Libani.

/Burimi The National: përshtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *