ÇEKI/ Shqipëria luan sot në orën 20:15 testin e dytë miqësor. Këtë herë përballë kuqezinjve vjen një tjetër Kombëtare që kërkon një futboll fizik, ashtu siç është Republika Çeke. Trajneri Reja ka vendosur të vijë me ndryshime në këtë takim. Në ndryshim nga ndeshja me Uellsin, nga minuta e parë sot do të jetë Lorenc Trashi në krahun e majtë, ndërsa linja e djathtë i përket Veselit.
/Priza.al/