Katër banorët e dënuar të Big Brother VIP, vijojnë të burgosur dhe larg ambientit të përbashkët me të tjerët.
Gjatë një bisede përmes derës me Olta Gixharin, gazetari Bledi Mane i ka treguar aktores se ajo i mungon shtëpisë dhe i bëri me dije se banorët e tjerë jashtë burgut kanë bërë kërkesë për një protestë.
Bledi: I mungon shtëpisë për Zotin, na ka marr malli
Olta: I mungoj vërtetë?
Bledi: Çohem në mëngjes me afshin tënd. Ta ka bërë njeri këtë moj goce, të të vij të burgu grave të të këndojë? Do bëjmë një protestë, i kemi thënë Vëllait të Madh, po na i aprovoi do të ta them…
Do bëjmë protestë për lirimin tuaj, kemi njoftuar ambasadat, trupin diplomatik.
Olta: Po pankartat i keni shkruajtur?
Bledi: Po me buzëkuq dhe rimel, nuk ta tregojmë çfarë kemi shkruajtur se ajo është surpriza
Olta: Mirë shkruani duam Oltën jashtë
Bledi: Jo, motrën tonë jashtë…