“Do të vazhdojmë revolucionin deri në triumf” Berisha: Sjellja ndaj deputetëve tanë tregon dëshirën e qeverisë për konflikt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar, përpara nisjes së protestës së paralajmëruar në orën 17:00 të ditës së sotme.

“Deputetët e opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrën më antikushtetuese. Te drejtat e tyre janë dhunuar si asnjëherë më parë në historinë e  parlamentit. Deputetët janë përjashtuar për të drejtën e fjalës, të tjerë, në kundërshtim me çdo ligj e rregull shpallen përjashtimin nga grupi me urdhër të Edi Ramës. Deputetët e opozitës përfaqësojnë 750 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan për forcat politike opozitare.” – u shpreh kreu demokrat.

Ai tha se sjellja ndaj deputetëve të opozitës tregon dëshirën për konflikt nga ana e qeverisë.

“Ne nisëm pardje revolucioni tonë për t vazhduar atë në të katërta anët e vendit gjer në triumfin. Parlamenti është një epiqendër e rëndësishme.Protesta do të jetë brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi është një thirrje dhe një apel ndaj qytetarëve, se në parlament nuk respektohet opozita dhe bëhet gjithçka që opozita të bojkotojë parlamentin.” -përfundoi fjalën e tij Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *