Policia ka rrethuar Parlamentin për garantimin e sigurisë, teksa na ndan më pak se një orë nga nisja e protestës së paralajmëruar nga ana e opozitës dhe nga nisja e seancës plenare.
Dhjetra efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë qëndrojnë në ambientet e jashtme të Kuvendit, ndërsa disa të tjerë në rrethimin e brendshëm të Akademisë së Shkencave.
Efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundërgaz, duke i paraprirë mundësisë së përshkallëzimit të situatës.