VIDEO/ Debat i ashpër mes spikeres dhe aktivistes së LGBT-së: Ti e degjeneron shoqërinë!

TIRANË/ Ditën e sotme në emisionin  “Abc e Pasdites” ka pasur një debat jo fort të këndshëm mes Blerta Tafani dhe Xheni Karaj.

Mes spikeres dhe aktivistes së LGBTI-së ka pasur tone të ashpra kur është bërë fjalë për termin ‘nënë’.

Ditëve të fundit komuniteti i LGBTI ka propozuar që të hiqen termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ pasi pë ata këto terma nuk thonë asgjë dhe në njëfarë mënyre edhe janë ofendues për ata.

Spikerja Tafaj ka shprehur se ajo është shumë tradicionale dhe nuk e përtym dot martesën mes dy personave me seks të njëjtë. Kjo qasje e saj nxehu aktivisten e cila iu kundërpërgjigj dhe biseda fatkeqësisht kaloj në ofendime të rënda (edhe personale).

https://youtu.be/tI4pdwUm-9M

DEBATI:

Tafani: “Unë jam kundër që të ketë një familje.

Karaj: Mua me vjen keq se je grua.

Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.

Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo ëshTë fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..’

Tafani: Ju nuk bëni dot familje.

Karaj: Sigurisht që bëjme.

Tafani: Jo nuk bëni.

Karaj: Që nesër mund të lind nëse dua.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë. Është fatkeqësi e madhe që të lindni një fëmijë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *