Deputetja e PS Anila Denaj ka kërkuar përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka mbledhurr 27 firma.
“Sali Berisha nuk shmang asnjë diskriminim, por ka marrë edhe statusin e atij që mund të nxjerrë çfarë të dojë nga goja. Ose të nxjerrë prova, ose të kërkojë falje publike ndaj subjekeve të dhunës së shfrenuar. Gjatë ushtrimit të mandatit, sanksionet e rregullores lidhen me shkeljen e veprimtarisë së Kuvendit. Kjo deklaratë është depozituar sot dhe e keni marrë sot e kërkojmë që të shqyrtohet menjëherë.” – u shpreh deputetja socialiste.
Kjo kërkesë vjen pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike i cili është shprehur se disponon video erotike të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal me persona të rëndësishëm në vend.