Deklaratata e kryetarit të Partisë Demokratike se ai disponon video erotike të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së amerikane me persona të rëndësishëm në vend ka shkaktuar përplasje të forta në Kuvend. Deputetet e Partisë Socialiste e kanë quajtur gjuhë seksiste atë të përdorur nga Berisha, teska kanë bërë edhe thirrje për përjashtimin e tij.
“Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju? Thoni pak dhe unë do të them të vërtetën. Elisa, cilës i ka djegur më shumë që unë të flas. Ka marrëzi me të madhe se kjo? Unë thashë se çfarë pësuat. Me erotizmat e McGonigal doni t’ja kaloni. Nuk e kaloni dot me këto. Latë nam ëëëëë. Në historinë e parlamentit…po ai zotëria. Ai ka nxjerrë viza për moldave. Të dalë dhe të thotë jo. Mendo që edhe ajo moldavja ka një nënë dhe një motër. Ai është kapur në flagrancë mo, ai që keni kryetar grupi. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament. Do më heqësh fjalën? Ashtu? Po e mbron.” – tha kryedemokrati.
Sakaq kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla u shpreh se po respektonte rregulloren.