“Intelektuali akademik që do Tironën” Këlliçi ndihmon Berishën të futet live në Facebook, Braçe: Zar i Salihut

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i Partisë Demokratike ka bllokuar sërish foltoren, nga ku është futur edhe në një video live në rrjetin social ‘Facebook’. Si zakonisht, ai asistohet nga deputetët e tjerë të PD për të bërë të mundur lidhjen e drejtëpërdrejtë nga telefoni i tij.

Sot ka qenë rradha e deputetit dhe kandidatit të demokratëve për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit që të kryente rolin e kameramanit, në mungesë të Albana Vokshit. Duke përdorur stikën e telefonit, ai u përpoq të bënte regjinë për të filmuar Berishës në foltore.

Kjo situatë është ironizuar nga deputeti socialist Erion Braçe që e ka cilësuar zar të Berishës “intelektualin akademik që do dhe Tironën”.

“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Salih Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkroi Braçe.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *