Sherre me drejtorin dhe mesfushorin, fati i yllit të PSG në pikëpyetje

Te PSG duket se janë lodhur me bëmat e Neymar në fushë, por edhe jashtë saj. Drejtuesit e kryeqytetasve nuk janë të kënaqur me rendimentin dhe impenjimin e brazilianit në fushë, ndërsa për pjesën jashtë saj, pikëpyetjet janë edhe më të mëdha.

Ndërkohë, në Francë flasin edhe për një debat të ashpër mes Neymar dhe drejtorit Luis Campos pas disfatës në transfertë me Monaco, e po ashtu një sjellje agresive e sulmuesit është shfaqur edhe ndaj shokut të skuadrës Vitinha pasi ky i fundit nuk i pasoi në një moment. Në këtë formë, duket se 31-vjeçari e ka “mbushur kupën” dhe pritet që të largohet në verë.

Neymar u transferua në Paris për një shifër rekord pesë vite e gjysmë më parë nga Barcelona me francezët që paguan plot 222 milionë euro teksa braziliani mbetet lojtari më i shtrenjë në historinë e PSG.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *