Sylvinho ka marrë drejtimin e kombëtares shqiptare dhe një prej ndryshimeve të tij kryesore do të jetë skema. Pas 3-5-2 të Rejës, kuqezinjtë pritet të kthehen sërish me 4 në mbrojtje pasi skema e preferuar e brazilian është 4-2-3-1.
Me ndeshjen kundër Polonisë që afron gjithmonë e më tepër tifozët e Kombëtares mund të gjejnë pak qetësi. Kjo pasi Berat Gjimshiti është kthyer të luajë sërish në nivelin e lartë me Atalantën pasi u la në stol për ndeshje me radhë nga trajneri Gasperini.
Gjimshitit pritet t’i bashkohet edhe Ardian Ismajli. Ky i fundit ka kaluar një dëmtim, por ka zhvilluar sezonin më të mirë në Serinë A me Empolin.