Një makinë ka marrë flakë gjatë natës në Shkodër. Automjeti ndodhej në lagjen “Manush Alimani”, ku është shkrumbuar nga flakët rreth orës 03:50.
Dyshohet se është djegur aksidentalisht për shkak të një defekti teknik. Makina është në pronësi të 67- vjeçarit R. B dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 03:50, në lagjen “Manush Alimani”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit R. B., 67 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.