Infektohet me COVID-19 bashkëshortja e mbretit Charles III

Bashkëshortja e mbretit Charles III, Camilla ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19 pasi vuante nga simptomat e ftohjes. Njoftimi është bërë nga Buckingham Palace. Në deklaratë thuhet se:

“Pasi vuajti simptomat e një ftohjeje, Madhëria e Saj The Queen Consort ka rezultuar pozitive për virusin COVID. Me keqardhje, ajo ka anuluar të gjitha angazhimet e saj publike për këtë javë dhe u kërkon ndjesë të sinqertë atyre që kishin dashur të merrnin pjesë në to”.

Më herët, pallati tha se Camilla ishte detyruar të shtynte një vizitë në West Midlands të martën pasi kishte një virozë “sezonale”. Ajo do të kryente disa angazhime në të gjithë rajonin nesër. Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham-it tha se shpresohej që së shpejti të gjendej një datë e re për ngjarjet e shtyra.

Në muajin maj Charles do të kurorëzohet mbret dhe gruaja e tij Camilla do të kurorëzohet gjithashtu. Ceremonia historike do të zhvillohet në Westminster Abbey më 6 maj. Ka shumë mundësi që Camilla t’i jepet një titull i ri pas kurorëzimit. Tashmë ajo është gruaja mbretërore. Titulli i mbretëreshës u jepet monarkeve gra që janë në linjën e trashëgimisë. Mbretëresha e ndjerë Elizabeth kishte kërkuar që Camilla të quhej Consort.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *