U zhduk në lumin Seman 1 muaj më parë, rinisin kërkimet për 26-vjeçarin Mateo Lika

Kërkimet për 26-vjeçarin Mateo Likën që ra në lumin Seman në janar kanë rinisur.

Lika po udhëtonte me makinë ku u përplas me kanxhellat e urës së Mbrostarit dhe dyshohet se ra në lumë. Polumbarët e kërkuan një javë rresht, por më pas i ndërprenë kërkimet për shkak të motit të keq.

Kjo hipotezë u ngrit pasi parmakët u gjetën të shkatërruar, por situata mbetet e paqartë pasi nuk ka asnjë gjurmë, as nga mjeti dhe as nga 26-vjeçari. Nuk dihet saktësisht nëse automjeti ka rënë në ujërat e lumit Seman, apo është larguar nga aty pas përplasjes me urën.

Policia po heton në të dyja pistat, ndërsa kontrollet do të vijojnë si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth. Mjeti ishte marrë me qira, por nuk ka pasur GPS dhe nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26-vjeçarit. Deri tani nuk është bërë denoncim tjetër dhe kjo i bën autoritetet të mendojnë se Mateo Lika udhëtonte i vetëm.

Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *