Mbi 37 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, Assad lejon hapjen e dy korridoreve të reja për ndihmat
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 37,000. Shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zbehen me shpejtësi ndërsa OKB-në ka thënë se fokusi është kalimi nga operacionet e shpëtimit në strehim, ushqim dhe shkollim.
Presidenti sirian Bashar al-Assad ka rënë dakord të lejojë OKB-në të dërgojë ndihma në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë veriperëndimore përmes dy pikave të tjera kufitare nga Turqia, por vendimi i OKB-së për të kërkuar lejen e tij ka ngjallur kritika nga grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha.
Pas vitesh lufte, banorët në Sirinë veriperëndimore të prekur nga tërmetet masive po përballen me realitetin e tyre të ri dhe në përkeqësim.
Një javë pasi tërmetet shkatërruese goditën veriun e Sirisë dhe Turqinë fqinje, Kombet e Bashkuara kanë pranuar një dështim ndërkombëtar për të ndihmuar viktimat e tërmetit sirian.