Kush po i mbron fëmijët nën rrënoja? Foshnja gjendet i qeshur pas 128 orësh

Kërkimet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në Turqi, vazhdojnë edhe pse shpresat janë të pakta. Ndërkohë pas 128 orësh nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnje.

Vogëlushi jo vetëm që nuk është i trembur, po siç shihet në videon që është bërë virale ai shfaqen duke qeshur.

Njerëzit e kanë cilësuar si hero të voglin që jep shpresë për të tjerët.

Shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri i ka kaluar 37 mijë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *