Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar për protestë kombëtarë më datë 22 shkurt për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Me anë të një deklarate për mediat, kreu i sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se qeveria ka patur mjaftueshëm kohë për të shqyrtuar kërkesa e tyre dhe për tu dhënë zgjidhje, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur ende. Më tej ai shton se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët, të cilat nuk janë plotësuar ende.
“Në vijimësi të përmbushjes së misionit tonë akademik si dhe të zotimit që të gjithë bashkë kemi bërë “për një arsim cilësor dhe në shërbim të shoqërisë”, përgjatë këtyre muajve kemi ndjekur shqyrtimin, nga ana e autoriteteve publike, të kërkesave të peticionit tonë. Ju informojmë se SPUSH i është drejtuar zyrtarisht dhe publikisht institucioneve përkatëse për trajtimin e kërkesave legjitime të stafeve akademike, ndihmës-akademike dhe administrative, me besimin se këto institucione njohin, vlerësojnë, pra dhe do duhet të mbështesnin organizimet publike dhe vullnetare të stafeve akademike dhe zërin e këtij grupimi intelektual, që më shumë se kushdo tjetër besojnë se një shoqëri demokratike funksionon si e tillë për aq kohë, sa qytetarëve të saj iu mundësohet cilësia e arsimit. Mungesa apo shkëputja e urave të komunikimit dhe informimit ndërmjet qeverisë dhe profesoratit është shembulli më i keq për të treguar hegjemoninë e makinerisë së pushtetit ndaj grupimeve më genuine të shoqërisë.
Deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë për të mos mbështetur financiarisht arsimin e lartë në lidhje me rritjen e pagave dhe fondit për kërkimin shkencor dëshmon mungesën e njohjes, por edhe të ndjeshmërisë së pushteteve ndaj asaj që po ndodh në universitete dhe në gjithë shoqërinë tonë. Kjo VKM sjell asgjësimin e themeleve mbi të cilat ngrihen universitetet publike që i kthen ata në pronë private, kjo do të sjellë mbylljen e universiteteve në rrethe që do të sjellë shpopullimin, përqendrimi i programeve në Tiranë është një tjetër shqetësim, përfaqësues të qeverisë apo të kuvendit secili prej kolegëve nënshkrues të peticionit e dimë që eksiton gjithmonë në zgjidhej për problemet. Nëse do të kishte një vullnet të mirë kërkesat do të ishin miratuar. Qëllimi është që sudentët tanë të bëhen të sukseshëm mnë rrugët e jetës, qeveria mesa duket nuk i do studentët. Sindtika ka vendoru thirrjen e një proteste të mërkurën në orën 12:00 përpara korpusit në universiteti teknik dhe studentëve”, tha Kovaçi.
Cilat janë kërkesat e pedagogëve?
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.