Kryesia e PD, Berisha: Arrestimi i McGonigal, ndihmë e jashtëzakonshme!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish përsa i përket skandalit të Mc Gonigal duke theksuar se arrestimi i tij ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për ta.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së partisë, Berisha tha se revolucioni që ka nisur dhe do të bëhet vetëm përmes komunikimit me qytetarët.

“Fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë intensiv me qytetarët, jo nëpërmjet ekraneve. Do i përdorim ekranet, por kontaktet direkte janë rruga absolute e suksesit të revolucionit. Për ne ishte një ndihmë e jashtëzakonshme arrestimi i McGonigal me akuzat dhe qartësimin se ai komplotoi kundër pluralizmit në Shqipëri.
Por, siç e thoshte Uashington Examiner, zyrtarë, në shumës, askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar. Dhe në këtë periudhë, ata që vazhduan veprën e McGonigal, me non-grata, me sulmet e paimagjinueshme ndaj PD, një forcë që përpiqej të mbronte vlerat perëndimore në këtë vend, po përpiqej të mbronte shtetin ligjor, po denonconte me gjithë forcat e veta. Por ajo nuk duhej të ekzistonte për këtë mafie të rrezikshme. Duhej të ekzistonte vetëm Edi Rama, që shpërndante para me valixhe dhe ushqente këto shushunja. Dhe që shfrytëzonin pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës në një rast unik. Kemi lexuar për grushte shteti për rrëzim qeverie, por grusht shteti për rrezik opozite ndoshta ka ndodhur, por nuk kam lexuar ndonjëherë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *