Kush e vrau Joy? Mediat keniane zbardhin të vërtetën: Ishte sulmuar dhe abuzuar seksualisht nga…

Joy Aoko ka vdekur. 22-vjeçarja nga Kenia zuri titujt kryesorë në mediat e vendit të saj pasi u përhap lajmi se ajo ishte sulmuar keq në Shqipëri ku kishte shkuar për jetë më të mirë.

Ajo u soll në shtëpi, në atdheun e saj, nga qeveria keniane për kujdes mjekësor, megjithatë, historia pati një fund të trishtuar, sepse ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

GazetaTuco.co.ke i ka kushtuar vëmendje rastit të Joy Aoko: “Ashtu si shumë njerëz që largohen nga Kenia për të punuar jashtë vendit, Joy Aoko u nis për në Shqipëri me shpresën për të bërë një jetë më të mirë për veten dhe familjen e saj.

Ishte një ëndërr që do të kthehej në një makth pasi ajo e gjeti veten në koma pas një sulmi të egër”.

Mediat Keniane Nyanzadaily shkruan se: “Dëshmitarët okularë i thanë Drejtorit të policisë në kryeqytet se Joy Aoko ishte sulmuar dhe përdhunuar nga kolegu i saj, i cili u akuzua për përgjegjësinë e largimit të saj nga puna”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *