Një tufë elefantësh aziatikë endacakë që janë bërë të famshëm në Kinë është parë duke dremitur në një pyll. Tufa u pa duke pushuar pranë një fshati në qytetin Xiyang pasi shiu i madh ngadalësoi udhëtimet e tij. Kafshët kanë përshkuar vendin për rreth 15 muaj në një udhëtim të jashtëzakonshëm prej 500 km (300 milje) larg habitatit të tyre natyror. Autoritetet po monitorojnë nga afër migrimin e tyre ndërsa elefantët enden nëpër fusha, fshatra dhe qytete.
Qeveria lokale ka vendosur 14 dronë dhe rreth 500 njerëz për ta mbajtur tufën të sigurt, për të mbyllur rrugët dhe për t’u përpjekur të drejtojë elefantët në jug-perëndim. Përpjekjet e mëparshme për t’i kthyer ata kanë dështuar, por tufa duket se po kthehet dhe po shkon në shtëpi, ndoshta në Rezervatin Natyror Mengyangzi në Xishuangbanna, në provincën jug-perëndimore Yunnan. Në Kunming janë përgatitur 10 ton ushqim elefanti, duke përfshirë misër dhe ananas, por prej rrugës së gjatë që kafshët gjigande kanë përshkuar, ka pak gjasa që ata të kthehen në habitatin e tyre fillestar.
Biologu Zhang Li tha se elefantët janë në gjendje nervoze pas kontakteve me popullatën njerëzore dhe se autoritetet po përpiqen t’i udhëheqin ata drejt një habitati të përshtatshëm gjatë emigrimit të tyre.
/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/