Kreu i NATO-s bën paralajmërimin: Putini po përgatitet për më shumë luftë, Perëndimit po i mbarojnë municionet

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin po “përgatitet për më shumë luftë” ndërsa Ukrainës dhe NATO-s po u mbarojnë municionet dhe pjesët rezervë për armët e rënda. Jens Stoltenberg tha se aleatët perëndimorë duhej të siguronin që Kievi të merrte armët që i nevojiteshin “për të fituar këtë luftë” dhe për të grumbulluar armaturat e tyre. “Ne nuk shohim asnjë shenjë se presidenti Putin po përgatitet për paqe. Ajo që ne shohim është e kundërta, ai po përgatitet për më shumë luftë, për ofensiva dhe sulme të reja”, tha ai.

Stoltenberg tha se aleanca do të diskutonte furnizimet e avionëve luftarakë për Ukrainën, por se prioriteti për NATO-n ishte që vendet të furnizonin me municionet dhe armët e premtuara.

“Çështja e avionëve nuk është më urgjente tani, por është një diskutim i vazhdueshëm. Nevoja urgjente tani është të realizohet ajo që tashmë është premtuar. Automjetet e blinduara luftarake të këmbësorisë dhe tanke të tjera luftarake që janë premtuar”, tha Stoltenberg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *