Vepra e re e artistit Banksy, e cila u shfaq këtë javë në muret e Margate në Angli dhe u publikua nga ai në Instagram, quhet “Rimel për Shën Valentinin” .
Me rastin e Ditës së Shën Valentinit, artisti i rrugës donte të dërgonte një mesazh kundër dhunës ndaj grave duke përshkruar një shtëpiake stereotipike të viteve 1950 me sy të nxirë dhe një dhëmb që i mungon, e cila mbyll kapakun e një frigoriferi të vjetër nga i cili dalin një palë këmbë. Janë ato të burrit të saj që e dërgoi në atë gjendje.
Disa muaj më parë, disa vepra të Banksy-t u shfaqën në Ukrainë. ku dukeshin njerëz që kryenin aktivitete të përditshme në ndërtesat e bombarduara.