Ka një arsye të mirë pse kaq shumë njerëzve u pëlqen të jenë beqarë dhe jo në një marrëdhënie të përkushtuar dhe kjo është sepse përvoja i ka mësuar të ndjekin zemrën e tyre siç bën kjo shenjë e horoskopit. Peshqit në veçanti nuk e kanë fare problem që ky Shën Valentin i ka gjetur vetë, e ndoshta edhe ai i radhës mund të jetë po njësoj…
Ju pëlqen të jeni të dashuruar dhe keni pasur shumë përvoja të shkëlqyera, por çdo lidhje dashurie ka lënë një përshtypje në zemrën tuaj dhe shumë prej tyre janë të dhimbshme. Ju ndieni se jeta tashmë është mjaft e dhimbshme dhe gjatë treshit të hënës me Venusin, mprehtësia juaj ju thotë të vazhdoni t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj dhe se kompromisi nuk është i nevojshëm sot.
Por ka një arsye kryesore pse ndiheni më mirë duke qenë beqar dhe kjo është sepse nuk dëshironi të ndani. Ju nuk dëshironi të hiqni dorë nga diçka për të kënaqur ndjeshmëritë e dikujt tjetër. Ju mendoni se të qenit beqar ju lejon të mos bëni asnjë kërkesë ndaj një personi tjetër, sepse e dini që nëse kërkoni, mund të refuzoheni.
Statistikat thonë se janë të shumtë çiftet që nuk janë të sigurt nëse partneri i tyre aktual është apo jo i duhuri. Shtoji kësaj pasigurie edhe një gabim në ditën e Shën Valentinit. Ka nga ata njerëz të cilëve dita e të dashuruarve u duket klishe apo nga ata që mendojnë se Shën Valentini është çdo ditë. Megjithatë, nëse ju nuk bëni pjesë te ky grup, do të bënit mirë t’ia komunikonit këtë partnerit.