Serbia ‘feston’ sot ditën e shtetësisë së saj Serbia. Moska dhe Pekini i kanë dërguar mesazhe urimi ndërsa BE-ja i dhuroi 165 milionë euro per industrinë energjetike dhe familjet.
Vladimir Putin i shkruajti Vuçiçit për forcimin e partneritetit strategjik ruso-serb ndërsa sipas tij dy kombet janë vëllezër. Shefi i Kremlinit shkruan se Moska mbështet përpjekjet e Vuçiç që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ndërkaq në ceremoninë e marrjes së 165 milionë eurove nga Brukseli, Vuçiç deklaroi se Serbia vështirë se mund të ecë përpara pa BE-në: “Thjesht dua që njerëzit të dinë se Serbia varet shumë nga BE-ja, se pa të është e vështirë ose e pamundur të ecim përpara. Ne shpesh e nënvlerësojmë atë që BE-ja bën për Serbinë. Mbështetja financiare nga BE-ja do të shërbejë për subvencionin e faturave të energjisë për familjet e varfra si dhe mbrojtjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.“
Pritet që numri i familjeve që do të marrin mbështetje financiare këtë vit të rritet nga 68 mijë në 191 mijë, ndërsa ndihmë do të marrin rreth 70 mijë biznese të vogla.