Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e zhvilluar ne Pragë ndaj Çekisë. Goli i Cikalleshit nga distanca, nuk mjaftoi që t’i jepte fitoren Kombëtares.
Shik, Masopus dhe Celutska ishin autorët e golave për çekët, të cilët tashmë e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen te Kampionati Europian, teksa bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.