Pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë nxjerrë sot të gjallë një 3-vjeçare nga rrënojat e tërmetit në Hatay-Antakya në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka publikuar videon e momentit kur është shpëtuar 3-vjeçarja.
“Lajmi më i bukur sot në ditën e 10 pas tërmetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjesëtarët e Shoqatës.”, shkruajnë në Facebook.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndihmuar edhe në shpëtimin e një 26-vjeçareje nga rrënojat në Turqi. Aktualisht mbi 41 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.