Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, në qendër të qytetit të Elbasanit. Gjatë konfliktit, njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur. Ky i fundit menjëherë është dërguar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Të përfshirët në konflikt kanë qenë të moshës 16-17 vjeç dhe sherri besohet se ka nisur pasi kanë akuzuar njëri-tjetrin se “pse po më shikon” dhe ka agravuar më pas në përdorimin e mjeteve prerëse.
Ndërkohë policia ka identifikuar të rinjtë dhe po punon për kapjen dhe shoqërimin e tyre në komisariat, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.