‘Shën Valentini’/ Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Spektakli i “BBv2” do të na shoqërojë këtë mbrëmje të “Shën Valentinit” e me këtë rast Vëllai i Madh ka marrë një vendim për sa i përket eleminimit. Këtë ‘Prime’ nuk do të ketë asnjë eleminim, por vetëm do të zbulohen 4 banorët më të pëlqyer nga publiku.

Një ndër gjërat që do të mbahet mend këtë edicion të dytë të “BBV” është padyshim historia e dashurisë së Luizit dhe Kiarë, një histori që ka marrë vëmendjen dhe zemrën e publikut. E dihet se Luizi nuk e pati aspak të lehtë që ta bënte për vete Kiarën dhe sot në ditën e “Shën Valentinit” është publikuar kënga që ai ka krijuar brenda në shtëpi për Kiarën dhe titullohet “Me ty”. Këtë Luizi e ka menduar prej disa kohësh dhe “Vëllai i madh” i ka dhënë mundësinë që ta rregjistoj zërin brenda në shtëpi dhe të realizojë këtë dëshirë të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *