Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayısman, janë bërë prindër për herë të dytë. Mediat turke, vetëm pak minuta më parë kanë publikuar lajmin se pritja e ëmbël ka marrë fund.
Siç e kishin zbuluar edhe publikisht, vogëlushja është pagëzuar me emrin Alina. Zyrtarisht, Efehan është vëllai i madh në familjen e bukur. Urime çiftit të bukur!
“Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Zoti ja bëftë mbarë kujtdo që dëshiron. Mirëseerdhe prane nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve”-shkruan Tolga.
/Priza.al/