Portali i specializuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka shpallur shitjen e tetë banesave në qytetin Sant’Elia a Pianisi në Itali me çmimin simbolik prej 1 euro. Kryetari i bashkisë, Biagio Faiella, shpjegoi se dy procedurat kryesore janë prezantimi i një projekti rehabilitimi “brenda gjashtë muajve pas blerjes së shtëpisë”.
Përveç kësaj, ka faktorë që përcaktojnë zgjedhjen e njërit apo tjetrit blerës për shtëpinë, në rast se ka disa persona që bëjnë oferta për të njëjtën shtëpi.
“Kushdo që zgjedh të përdorë inxhinierë dhe arkitektë vendas për dizajnin, ka më shumë avantazh. Nëse në të njëjtën mënyrë, rindërtimi kryhet nga kompani vendase, ka një avantazh shtesë”, sqaroi zyrtari.
Procesi që duhet ndjekur nga autoritetet do të jetë si më poshtë: “Aplikimi do të shqyrtohet dhe do të kontaktohet blerësi: në atë moment noteri organizon aktin me shitësin. Më pas është kontrata për të nënshkruar me Këshillin Bashkiak, me të cilën pranohen kushtet për kohën e ndërtimit”.