Ka gjithmonë një herë të parë… madje edhe në politikë! Kjo do të provohet edhe sot në tentativën e Kuvendit për të shkarkuar nga detyra, Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ditën e sotme, për herë të parë në Shqipëri pritet të votohet shkarkimi i Presidentit Meta, për ta hequr atë nga detyra. Nismë kjo e ndërmarrë nga maxhoranca socialiste, por që pritet që të marrë edhe votat e një pjesë të madhe të deputetëve ta opozitës parlamentare.
Kuvendi i Shqipërisë, do të mblidhet në orën 10:00, ku do të miratojë raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Mazhoranca, e cila mori edhe këtë nismë për shkarkimin e Metës, kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni, ndërkohë nga ana tjetër Presidentinuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.
Pavarësisht vendimit politik të Parlamentit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja. Kushtetuesja brenda një afati 3 mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e parlamentit në seancë shqyrtuese.
Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Sakaq ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, duke thënë se është vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. Meta edhe pse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.
/Priza.al/