Dikush është përpjekur t’i prishë ditën Sarah Berishës. “A e di që të tradhton PM,”-i ka komentuar një nga ndjekësit e saj në Instagram.
Këtë koment “keqdashës” Sarah e ka ndarë në Insastory me të gjithë duke i dhënë edhe një përgjigje. “Sa të mirë i kam disa ndjekës. Ma zbukurojnë ditën,”-ka shkruar me nota ironie Sarah.
Ndërkohë kujtojmë që sot për Shën Valentin Dj PM e surprizoi Sarah-n duke i dërguar një buqetë të madhe me trëndafila rozë.
Më herët dyshja janë përfolur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por të gjitha dyshimet i ka shuar vetë Sarah Berisha. Blogerja ka konfirmuar se nuk është në pritje të ëmbël.