Mediat greke po hedhin dyshime se reperi i njohur shqiptar Sin Boy ka ndërruar jetë pas një mbidoze narkotike, në moshën 29-vjeçare.
Teodor Agustin Gega, i njohur si Sin Boy, është një reper, këngëtar dhe kantautor në Greqi me origjinë shqiptare.
Agustin Gega lindi më 18 gusht 1994 në Berat dhe fitoi njohje të madhe pas publikimit të këngës së tij “Draco”. Gega filloi hapat e para të muzikës kur ishte 18 vjeç. Në vitin 2016, ai u arrestua nga policia greke për posedimin e 300 gramë drogë, siç njoftonin mediat greke.
Ndërsa rrjetet sociale u mbushën me postime të dyshimta, në faqen e Sin Boy në Instagram është publikuar mesazhi i mëposhtëm:
“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhet në postimin që shihni këtu.
E ndërkohë nuk ka asnjë komunikim publik që të tregojë të kundërtën.
Gjithçka nisi pasi në mediat greke u publikua foto që shihni më poshtë, që tregon Sin Boy në një autoambulancë pas një mbidoze narkotike.
Fotoja tregon se reperi i njohur ka dhënë frymën e fundit në një spital në Kosovë, pas një mbidoze droge.
Por dyshimi është se ambulancat në Shqipëri dhe Kosovë janë bardhë e kuq dhe jo të verdhë, si ambulanca në foto, që mendohet të jetë një ambulancë greke. Ndërsa nuk përjashtohet që autoambulanca të jetë private.