Këngëtari i njohur, Altin Shira, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të përfolur në Shqipëri, dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në show-n televiziviv “Big Brother VIP”.
Shira ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë pas here e kërkonte Luizi. Ndërkohë në lidhje me këtë dasmë, këngëtari i njohur u shpreh se edhe pse ishte në kuadër të lojës, ceremonia dukej sikur ishte e vërtetë.
“U dogj edhe shamia. Mua m’u duk tamam si dasmë. Ishte një moment që Luizi donte të digjte shaminë, prit thashë se do lajë shaminë Kiara dhe më pas ai e dogji”, tregon Shira.
I pyetur se sa lekë do i merrte Ejllit nëse ai dhe Tito do të bëjnë një dasmë jashtë “Big Brother VIP2”, këngëtari i njohur u shpreh:
“Asnjë lekë. Për të dy, vetëm të martohen e të bëjnë një dasmë. Altinin aty e kanë”, tha ai.