Lufthansa ndërpret fluturimet /Del me njoftim zyrtar: Për shkak të një defekti, shumë sisteme të IT-së nuk funksionojnë

Kompania gjermane ajrore, Lufthansa ka ndërprerë fluturimet për shkak të një defekti në sistemin e IT në Frankfurt.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Lufthansa informon se: “Për shkak të një defekti, shumë sisteme të IT të Lufthansa aktualisht nuk funksionojnë.

Për këtë arsye, pasagjerët do kenë probleme me programin e fluturimit dhe gjatë procesit të check-in. Informacione të mëtejshme do të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur

Gjithashtu informon pasagjerët se: “Në rast se fluturimi juaj anulohet, ju rekomandojmë të mos shkoni në aeroport dhe të rezervoni përsëri fluturimin tuaj në aplikacionin tonë Chatbot.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *