Si rrallëherë, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare ka surprizuar publikisht bashkëshorten e tij, Helena. Përmes një video-mesazhi në emisionin “Pas Mesnate”, ai i ka thënë disa fjali tepër të ndjera, duke theksuar se i detyrohet për gjithçka.
“Është gruaja më e afërt në këtë botë që ka qenë që në fillim të njohjes sonë dhe deri tani në mbarim, në qoftë se mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt më ka dhënë të gjitha gëzimet e kësaj bote, të cilës i ndihem i detyruar për gjithçka”, thotë Kadare në video-mesazh.
Ndërkohë, Helena tepër e emocionuar ka deklaruar se është befasuar pasi nuk e priste një surprizë të tillë.
“Të jem e siqertë edhe unë jam habitur, sepse Ismaili nuk është nga ata tipa që i thotë ato që i mendon. Mundësisht të thotë: ‘po, jo, ndoshta, mundet’. Përgjigje të tilla, po që të ishte kaq i hapur, më ka bërë edhe mua shumë përshtypje, sigurisht që ma ka bërë shumë qejfin”, u shpreh ajo.