Gjyqi për inceneratorët, ish-ministri Koka: Si mund të merret për bazë një e çmendur si Kryemadhi

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit.

Gjatë fjalës së tij përballë trupit gjykues, Koka deklaroi se ai ka shërbyer vendit me besnikëri dhe është i pafajshëm. Më tej, ish-minisri i Mjedisit theksoi se prokuroria nuk mund të marrë për bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, të cilën e cilësoi si të çmendur.

“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë te pafajshëm. Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndroje me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *