Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të jetë në protestën e Partisë Demokratike më 3 mars, ditën që do të jepet vendimi për vulën e PD.
Në një komunikim për gazetarët, Meta tha se është në solidaritet me PD, pasi kjo çështje nuk është vetëm e demokratëve.
“Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e shpartallimit të grushtit të shtetit që është i nisur shumë herët, Rama-forma, ose drejtësia e Surrelit. Më 3 mars qytetarët të japin mesazhin që të mos bëhen bedela. Jemi në solidaritet të plotë me PD, patjetër!”, tha Meta.