Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga Komisioni i Etikës dhe Votimit ka shfaqur një video të Parlamentit, ku deputetët e PS kanë bllokuar foltoren.
Ai u shpreh se regjimi i tanishëm është i kalbur dhe se ora e revolucionit po vjen.
“Revolucioni demokratik ju duket shaka, por kështu do fillojë. Jeni regjim i kalbur. Ligjin dhe Kushtetutën e njoh më mirë se kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri. Asnjëherë skam sharë dhe fyer. Kur një Parlament arrin në pikën që jeni ju, po ju vjen fundi. Tik-tak po ju vjen fundi. Ora e revolucionit po vjen”, tha Noka.