Fotografitë dhe televizori i varur në mur që nxorën në dritë skandalin me ndërtimet në Turqi

 Tërmeti shkatërrimtar në Kahramanmaraş la pas mijëra viktima dhe pamje apokaliptike të ndërtesave të shembura si pasojë e lëkundjeve vdekjeprurëse të së hënës së 6 shkurtit.

Pasojat e lëna pas nga pallatet e shembura dhe të tjerët që janë “në këmbë”, duken qartë nëpër rrugët e qytezës turke, por në lagjen “Antakya” të Hatay u vu re nga ekipet e shpëtimit skena më e pabesueshme e diferencimit të ndërtimeve në vend.

Bëhet fjalë për një pallat, i cili është shembur tërësisht, duke përpirë nën rrënoja qindra banorë që jetonin aty, por la pas diçka nga një familje që banonte në një nga katet e sipërme të godinës, përkatësisht: Një fotografi, një pikturë, një televizor dhe një raft librash.

Rezultoi se ndërtesa e shkatërruar nga tërmeti nuk kishte mur. U vu re se muri i godinës ngjitur ishte i suvatuar dhe i lyer dhe ishte përdorur nga ndërtuesi i pallatit të shkatërruar si muri anësor i të gjithë godinës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *