Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Ulqin, duke ngritur në këmbë autoritetet malezese. Nga hetimet paraprake, dyshohet se trupi i pajetë i cili është gjendur në zonën e Sveti Dorde në Ulqin, i përket ish-shefit të policisë, Rudolf Elezović.
Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Sipas hetimeve 54-vjeçari doli nga shtëpia e tij vetëm me celular duke lënë në banesë portofolin, mjetet e identifikimit dhe armën e punës. Pala malazeze prej ditësh vijonte kërkimet në lumin Buna në kufi me Shqipërinë.
Dyshohet se zhdukja e shefit e Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit ka të bëjë me arrestimin e 24 personave në fillim të muajit shkurt të këtij viti, pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike, operacion në të cilin u sekuestruan 500 kg marijuanë. Ndërkohë po të njëjtit grup policia i sekuestroi në nëntorin e vitit të kaluar 2.6 ton kanabis në një kamion në Podgoricë. Në këtë mënyrë zhdukja e Elezovic për momentin sipas hetimeve lidhet me këtë grup kriminal që trafikonin lëndë narkotike drejt Ballkanit dhe vendeve të Europës, një pjesë e të cilëve janë arrestuar.
/Priza.al/