Një 15-vjeçare me inicialet M.B është aksidentuar për vdekje ditën e sotme në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Viktima është e nacionalitetit serb.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Viktima ndihmën e parë e mori në Shtërpcë, pastaj me autoambulancë u dërgua për në spitalin e Mitrovicës. Por, nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, tha Veseli./Insajderi