Shtëpia e Big Brother krijon vazhdimisht polemika dhe ngjarje që diskutohen gjerë edhe në publik. Që prej ditës së parë kur hyri në shtëpinë e Big Brother, Bledi dhe Olta u ‘kuptuan’ se nuk do të shkonin mirë bashkë. Gjatë javës mes tyre ka patur ironi, diskutime e debate. Edhe dita e sotme ishte e tillë.
Bledi i përmendi Oltës profesionin, duke thënë se ajo nuk është e aftë. Ai shtoi se Oltës ia japin skenarin dy javë para, dy javë të tjera kohë ia japin për ta mësuar dhe dy javë për ta interpretuar.
Olta reagoi me ton të ashpër dhe i tha Bledit që të mos e përmendë profesionin e saj.