Kurti: Plani franko-gjerman parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se plani franko-gjerman e parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

Në një intervistë të mërkurën për “Opinion” të Tv Klan, Kurti ka theksuar se ky plan është më tepër një marrëveshje bazike që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është një marrëveshje finale.

“De facto është një njohje midis dy vendeve”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se plani është në fazën e një propozimi, i cili merr shumë nga fryma dhe paragrafët e caktuara të marrëveshjes mes dy Gjermanive.

“Propozimi natyrisht që nuk është propozim i cili nuk nënkupton bisedime të mëtejshme, ndaj dhe ne e konsiderojmë bazë të mirë. Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë dhe më pas duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë gjëra ende të padefinuara. Sidomos sa i përket garancive ndërkombëtare, mekanizmave implementues, dhe sekuencimin kohor. Nuk është i menduar si një propozim për marrëveshje finale. Por është një normalizim që ende nuk është normalizim i plotë, meqenëse parasheh, mund të themi, njohjen de facto. Njohjen de facto e kemi aty”, ka thënë Kurti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *