Parada ushtarake e javës së kaluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, ku udhëheqësi Kim Jong tregoi fuqinë e jashtëzakonshme ushtarake dhe bërthamorë, nuk kishte në fokus propagandën siç ka qenë në rastet e tjera, por kishte si synim prezantimin dhe nxjerrjen në pah të vajzës së liderit.
Disa ekspertë besojnë se pikërisht vajza e tij do të jetë pasardhësja Kim Jongut, që do të udhëheqë vendin më të izoluar në botë. Legjitimiteti i saj si pasardhëse e linjës mbretërore të vetëshpallur të dinastisë sunduese po forcohet. Ju-ae besohet të jetë rreth 10 vjeçe dhe është fëmija i dytë i Kim Jong-un.
Dalja e saj e parë në publik ishte kur shoqëroi të atin gjatë lëshimit provë të raketës së re balistike ndërkontinentale Hëasong-19, një armë e aftë për të goditur objektivat në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, ajo është në qendër të vëmendjes të mediave lokale dhe ndërkombëtare. Diktatori Kim Jong-un ka vendosur një ligj të ri, i cili ndalon të gjithë koreano-veriorët që të kenë të njëjtin emër me vajzën e tij 10-vjeçare.
Ligji i ri i ndalon prindërit që të përdorin emrin e vajzës së tij, Kim Ju-ae, ndërsa detyron këdo me të njëjtin emër të zgjedhë një tjetër ose të ndryshojnë emër. Qeveritë lokale në qytetet Jeongju dhe Pyongsong lëshuan urdhra që gratë të ndryshonin certifikatat e tyre të lindjes.Regjimi koreano-verior ka shpallur të njëjtin ligj për emrat e ish-liderëve të tjerë dhe atij të Kim Jong-un, gjë që rrit besimin se e bija e udhëheqësit po projektohet të ndjekë të njëjtën rrugë.
Ka shumë pak informacione për fëmijët e Kim Jong-un dhe jetën e tyre familjare. Emri i Ju-ae u zbulua nga ish-basketbollisti i NBA-së, Dennis Rodman, i cili pretendoi se e kishte takuar atë si foshnjë gjatë një vizite në Korenë e Veriut në vitin 2013.