Policia e Shtetit është në gatishmëri edhe këtë të enjte, në lidhje me protestën e thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet përpara Parlamentit.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.
Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës janë dislokuar edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.
Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Dy furgonë të Policisë së Shtetit dhe një autobot me ujë janë pozicionuar në gatishmëri të plotë pranë Ministrisë së Brendshme.